Sugjerojmë:

Pasta kremoze me salmon të tymosur

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
20 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
436
350 g pasta farfalle
200 gr krem djathi
Lëngu i një limoni
145g salmon të tymosur
Bishta qepësh të njoma të grira

Gatuani makaronat duke ndjekur udhëzimet e paketimit. Pasi të jenë gatuar, kullojini, duke rezervuar pak nga uji dhe hidhini përsëri në tenxhere.

Shtoni kremin e djathit, lëngun e limonit dhe salmonin e tymosur me pak piper dhe përziejini mirë. Shtoni pak nga uji i makaronave për të ndihmuar në formimin e një salce kremoze dhe ngroheni.

Shtoni pjesën më të madhe të qepëve, përzieni dhe ndajeni përzierjen e makaronave në pjata. Shërbejeni me qepët e mbetura të shpërndara sipër.

Komento