Pa asnjë ndërhyrje: Rrathët e zinj poshtë syve mund t’i zhdukim me këto mënyra
Disa prej nesh mund të kemi probleme me rrathët e zinj poshtë syve. Këtu keni 4 metoda natyrale se si t’i largoni:
Përdorni feta kastraveci – Kjo metodë përdoret për të rifreskuar pamjen e lëkurës rreth syve. Vini nga një fetë të hollë kastraveci në secilin sy dhe mbajeni për 10-15 minuta. Këtë procedurë mund ta bëni çdo ditë.
Vendosni qese çaji të ftohtë ose kube akulli të vogla të mbështjella me leckë të butë – Mbajini për 10-15 minuta çdo ditë. Kështu do të shmangni edhe fryrjen e syve.
Përdorni një lugë të ftohtë – Vendoseni lugën për 10-15 minuta në frigorifer dhe pastaj mbajeni në sy, derisa luga të marrë temperaturën e ambientit.
Përdorni krem për sytë që përmban vitaminë K dhe retinol – Rrathët poshtë syve shkaktohen zakonisht nga mungesa e vitaminës K. Një përdorim i përditshëm dhe afatgjatë i këtyre kremrave ka më shumë efekt. Në rastet kur përdorni makijazh, mund të aplikoni edhe korrektorin për të mbuluar rrathët e zinj.
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: 1️⃣ Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: 1️⃣ Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Lini një koment