Omëletë me salmon dhe kopër

Koha e përgatitjes: 5 min Koha e gatimit: 10 min

Ingredientët

  • 6 vezë
  • 150 gr salmon të tymosur
  • 150 ml ajkë
  • Kripë
  • Piper i zi
  • 2 lugë gjelle vaj
  • 2 lugë kopër

Udhëzimet

1

Hidhni vezët në një tas, rrihini mirë, shtojuni kripë e piper e më pas edhe ajkën për gatim.

2

Përzierjen hidheni në tigan dhe piqeni.

3

Pasi omëleta është pjekur shtroni pak salmon mbi të.

4

Hidhni sipër koprën e ngrirë dhe paloseni omëletën.

Lini një koment