Sugjerojmë:

Omëletë me banane dhe dita nis ëmbël!

Omëletë me banane dhe dita nis ëmbël!

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 1 banane
  • 2 vezë
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 2 lugë gjelle pana
  • 1 lugë gjelle vaj

Udhëzimet

1

Shtypni bananet me pirun dhe i kaloni në një enë. I shtoni vezët e rrahura, miellin, panën dhe pak kripë.

2

I trazoni mirë dhe i kaloni në tiganin e nxehur, ku keni shtuar më parë vajin dhe gjalpin.

3

E lini omëletën të skuqet mirë nga të dyja anët. Ju bëftë mirë!

Lini një koment