1.Kur uji të ketë marrë valë, hedhim patatet në tenxhere dhe i lëmë të ziejnë derisa të shpohen lehtë me pirun. I qërojmë, i hedhim në një tas, i shtypim mirë me pirun dhe më pas me dorë.
2.Shtojmë të verdhën e vezës, miellin e pak kripë. E lëmë mënjanë. 3. Spinaqin e zier (vetëm me lagështinë që ka nga larja e tij) e shtrydhim mirë nga uji dhe më pas e grijmë në blender. E hedhim më pas në një tigan që nuk ngjit dhe e thajmë nga lagështia për 5 minuta me flake të ulët. 4.. Panxharin e grijmë në blender derisa të bëhet si pure. 5. Brumin për njoki që kemi përgatitur më parë me patate dhe pasi e kemi bërë gati me miell dhe vezën e ndajmë në tre tasa.
6.Në tasin e pare hedhim spinaqin, e përziejmë mirë sa të bëhen si brumë homogjen. Në tasin e dytë hedhim panxharin, e përziejmë mirë edhe këtë me brumin. Në tasin e tretë hedhim shafranin dhe e përziejmë edhe këtë me brumin.
7.I vëmë në një tavë të lyer me miell deri në momentin që do t’i gatuajmë. Marrim pak brumë nga secili tas, I japim formë të rrumbullakët dhe i vendosim në një tavë të madhe të spërkatur me miell. 8. Ziejmë ujë me kripë në një tenxhere. Kur të ketë marrë valë, hedhim njokit dhe, kur ato të dalin në sipërfaqen e ujit, janë gati. Koha e zierjes është afërsisht 4 minuta.
9.Vëmë në zjarr një tigan me gjalpin, bukën e thekur të grirë dhe degën e sherbelës. Kur buka të ketë marrë pak ngjyrë e heqim dhe e hedhim mbi njokit së bashku me djathin e grirë.
Ngroheni furrën në 220C dhe vini një ibrik me ujë për të zier. Në një tas, përzieni hudhrën dhe domatet me erëza, më pas derdhini në një tavë të madhe pjekjeje. Vendosni spinaqin në një kullesë të madhe dhe...
Në një përpunues ushqimi ose blender, përzieni të gjithë përbërësit, duke rezervuar gjysmën e nenexhikut dhe kosit. Shtoni pak uthull shtesë, Tabasko dhe erëza për shije, më pas shtoni pak ujë nëse ju pëlqen më i hollë. Ftoheni, më...
Në një enë bashkojmë kungujt e grirë, miellin dhe parmigiano-n. Formoni topa në madhësinë e arrës, më pas rrafshojini. Nxehni një tigan që nuk ngjit në zjarr mesatar dhe shtoni vajin. Skuqini për 2-3 minuta nga secila anë derisa...
Lini një koment