Sugjerojmë:

Njoki me karota, patate dhe erëza

Njoki me karota, patate dhe erëza

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 25 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Kjo recetë vjen akoma më e pasur në vlera dhe në shije krahasuar me njoki-t e zakonshme me patate. Sherebela dhe arra moskat ia pasurojnë akoma më shumë shijen.

Ingredientët

  • 450 gr patate
  • 650 gr karota
  • 300 gr miell 00
  • 1 e verdhë veze
  • 2 lugë majdanoz i grirë
  • Kripë
  • Për salcën:
  • 40 gr gjalpë
  • 2 gjethe sherebelë
  • 1 lugë kafeje arrë moskat
  • 2 lugë kafeje piper i kuq djegës
  • 3 lugë gjelle parmixhan i grirë

Udhëzimet

1

Qëroni karotat dhe patatet, shpëlajini dhe pritini në kubikë. Vendosini në dy tenxhere të ndara, shtoni ujë në secilën prej tyre, mbulojini me qese kuzhine dhe vendosini në mikrovalë për 10 minuta me fuqi maksimale.

2

Nëse nuk keni mikrovalë, ziejini perimet në ujë të vluar, të ndara nga njëra-tjetra sepse kanë kohë të ndryshme të zierjes.

3

Kur perimet të jenë zier mirë, kullojini, shtypni patatatet në shtypësen e patateve dhe fruloni karotat.

4

Vendosini më pas perimet në një plan pune, përziejini me gjysmë luge kripë, të verdhën e vezës, majdanozin e grirë, miellin pak nga pak, duke mbajtur pak mënjanë për të modeluar siç duhet njokit.

5

Kur të keni formuar një brumë homogjen, ndajeni në porcione dhe hapini në planin e punës duke krijuar cilindra të gjatë. Pritini ato me një formë për njoki ose jepuni formë me kurrizin e një piruni.

6

Vendosni një tenxhere me ujë të kripur për të zier dhe ndërkohë përgatisni salcën.

7

Shkrini në një tigan gjalpin dhe aromatizojeni me sherebelë dhe piper të kuq djegës.

8

Hidhini njoki-t në ujin e vluar dhe kur të jenë zier, hiqini me një lugë me vrima. Spërkatini me djathë parmixhan dhe arrë moskat dhe servirini të ngrohta.

Lini një koment