Pasta guackë me pesto brokoli
Ngroheni furrën në 200C. Hidhni brokolin dhe hudhrën në 1 lugë gjelle vaj ulliri në një tepsi dhe piqini në furrë për 10-12 minuta, derisa të zbuten. Hidhini makaronat në një tenxhere me ujë të vluar dhe të...
Një recetë e pazakontë dhe e shijshme të cilën mund ta sillni në tryezë me pak përbërës e lëvizje. Shërbehet me pak vaj e një gjethe sherebelë dhe është një mënyrë e mirë për të shijuar spinaqin. Më poshtë do të lexoni se si ta realizoni recetën e këtyre njoki-ve pa patate. Edhe pse brumi është i butë për t’u punuar, mos i shtoni më shumë miell se ç’tregon receta.
Zjeni spinaqin në ujë të vluar, më pas kullojeni dhe shtrydheni mirë derisa t’i hiqni ujin e tepërt. Mbajeni mënjanë për të përgatitur njokit.
Copëtojeni spinaqin ose frulojeni duke përftuar një krem të dendur.
Mbi një plan pune hidhni pak miell duke u kujdesur ta mbani gjithmonë të pudrosur, pasi brumi do të jetë shumë i butë dhe i vështirë për t’u punuar.
Në një tas përzieni vezët, rikotën, spinaqin, më pas shtoni miellin 0, kripën dhe arrën moskat.
Përziejini gjithë përbërësit, vendoseni brumin në planin e punës dhe krijoni një formë salsiçeje e më pas priteni në copa.
Me dhëmbët e pirunit shtypini lehtësisht njokit.
Ziejini në ujin ku keni zier spinaqin për pak minuta.
Shërbejini me pak vaj dhe disa gjethe sherebele.
Ngroheni furrën në 200C. Hidhni brokolin dhe hudhrën në 1 lugë gjelle vaj ulliri në një tepsi dhe piqini në furrë për 10-12 minuta, derisa të zbuten. Hidhini makaronat në një tenxhere me ujë të vluar dhe të...
Në një tenxhere të madhe kaurdisim qepën dhe hudhrën në vaj ulliri për 5 minuta derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë të artë. Hidhni shiritat e viçit, specin, domatet dhe rozmarinën dhe më pas lërini të vlojnë. Ziejini...
Përziejini vezët dhe të bardhat e vezëve me pak kripë e piper dhe lërini mënjanë. Ngrohni vajin në një tigan mesatar që nuk ngjit dhe gatuani specin për 3-4 minuta. Hidhni pjesët e bardha të qepëve dhe gatuajini edhe...
© 2023, Neps | All rights reserved | Design by Neps.al
Lini një koment