Sugjerojmë:

Njihuni me 9 ushqimet që nuk kanë datë skadence. Orizi i pari!

Të ngrënit ushqime të skaduara mund të jetë e rrezikshme, por janë disa ushqime që nuk keni pse të shqetësoheni, pasi janë të sigurta për tu ngrënë edhe pas shumë vitesh.

Orizi
Temperatura më e mirë për të ruajtur orizin është në 4.5 ° C ose më poshtë. Është mirë të ruhet në enë plastike për ushqime ose në kavanoza qelqi. Siç tregon një studim, në këto kushte, orizi mund të ruhet deri në 30 vite dhe nuk do të humbasë aromën apo vlerat ushqyese.

Qumështi pluhur

Qumështi pluhur që përpunohet sipas të gjitha standardeve të duhura shëndetësore mund të ruhet për një kohë të gjatë pa humbur vlerat e saj ushqyese (për aq kohë sa ruhet në një enë hermetike).

Salca e sojes
Salca e sojes mund të ruhet në mënyrë të sigurtë për të paktën 3 vite edhe nëqoftëse shishja është hapur. Koha e ruajtjes së salcës së sojës në një enë hermetike mund të jetë shumë më e gjatë, por varet nga kushtet si dhe lloji i salcës soje, mënyra sesi përpunohet, cilësia e saj dhe temperatura e ruajtjes. Për shembull, salca e sojes me cilësi të lartë mund të bëhet vetëm përmes fermentimit natyror, një proces që zakonisht zgjat diku nga disa muaj deri në dy vjet. Vetëm kjo lloj salce soje mund të zgjasë më shumë se tre vjet. Kjo është arsyeja pse ju duhet të ruheni nga disa marka që shtojnë kimikate për të përshpejtuar procesin e fermentimit.

Shurup panje

Edge pasi ta keni hapur atë, mund ta përdorni për disa vite nëse e mbani në frigorifer.

Kripa

Kripë në të vërtetë është një mineral, jo një produkt, prandaj është e pamundur që ajo të prishet. Sigurisht, nëse nuk bie në kontakt me ujin apo lagështirë.

Pijet e forta alkoolike

Pijet alkooli ke si vodka, uiski, rumi dhe konjaku nuk kanë një datë të skadimit, por është e rëndësishme t’i ruani ato në një vend të ftohtë të errët, në shishe të mbyllura.

Uthulla

Uthulla e bardhë është një produkt tjetër pa një afat të skadimit, por duhet të jeni të sigurtë se po e ruani në kushte të përshtatshme. Duhet ta ruani në një enë qelqi, të ftohtë, të errët dhe larg burimeve të nxehtësisë.

Sheqeri
Ashtu si kripa, sheqeri zgjat për një kohë të pacaktuar, sidomos nëse e ruani atë në një enë hermetike. Por edhe nëse sheqeri thith ujë atëherë ai do të shndërrohet në disa “gura të mëdhenj” e të fortë.

Mjalti

Mjalti është një ushqim me të vërtetë unik pasi në saj të përbërjes së saj kimike, e bën jashtëzakonisht të vështirë rritjen e baktereve. Teksa gërmuan në një nga piramidat egjiptiane, arkeologët zbuluan disa kavanoza të mjaltit. Mosha mesatare ishte rreth 2.000-3.000 vjeç. Ajo ishte akoma e ngrënshme dhe arkeologët e shijuan! Disa vite më vonë, mjalti 5.500 vjeçar u gjet në Gjeorgji.

Lini një koment