Sugjerojmë:

Njësoj si pranë detit: Këtu ju ofrohen prodhimet më të mira të detit në Tiranë

Peshku ka acide të larta yndyrore të omega-3, të cilat zvogëlojnë inflamacionin, mbrojnë zemrën dhe shmangin sëmundjet kronike. Vitamina D që gjendet tek to, ju ndihmon për një gjumë të shëndetshëm. Proteinat e peshkut na ndihmojnë të kemi linja elegante dhe muskuj të fortë. Peshku ka një shije të mirë dhe konsiderohet absolutisht si një superushqim, duke mposhtur bindshëm mishin e kuq. Atëherë ku mundemi të konsumojmë një peshk të mirë dhe të freskët?
E ku tjetër veçse tek Snapfood, aty ku ushqimi ka cilësi dhe vjen tek ju në kohë rekord!

Eden Breeze Restorant

Nëse shkon tek “Eden Breeze” një opsion është levreku i zgarës. Perimet e pjekura së bashku me peshkun janë një ndër kombinimet më të mira për trupin dhe mendjen tuaj. Mos harroni se levreku është 1 ndër peshqit më të shijshëm që rritet në detet tona.

Rozafa

Sapo afrohesh tek restoranti që gjendet tek “Myslym Shyri” është e pamundur të mos tundohesh nga aroma e parezistueshme e kocës apo levrekut të skarës, karkalecave të detit apo açukeve. Peshku i “Rozafës” gjuhet në zonën e Lezhës dhe Shëngjinit.

Që në hyrje qendron një vitrinë-frigorifer ku mund të njiheni me të gjitha llojet e pafundme të peshqve që ofron restoranti. Madje Rozafa ofron mundësinë që ta blesh të freskët e ta gatuash në shtëpi.

Mos harro se peshkun e Rozafës mund ta porosisësh edhe nga telefoni nëse ke shkarkuar SnapFood. 

Fresh Catch

Këtu do të keni mundësinë të provoni: Ton të marinuar, oktapod, scampi, levrek, vjola apo ostige. Të gjitha të gatuara aq mirë sa do t’i mbani mend gjatë.

Fresh Squid

Kombinimet perfekte të frutave të detit me makaronat dhe orizin nuk do t’i gjeni askund më të shijshme. “Spageti vongole”, “Spageti me gaforre”, “Rizoto me karkalec” apo “Rizoto me skampi” janë disa nga alternativat e menusë së këtij restoranti, thjesht zgjidh!

Lini një koment