Një tjetër restorant e gjeni SnapFood. Zgjidh “Verona” për pjata të veçanta, gatuara plot pasion!

Bëhet fjalë për restorant “Verona” i cili vjen për ju me një menu të pasur duke filluar nga sallatat e ndryshme, supat, antipastat dhe veçanërisht me produktet e zgarës dhe friturat.

Me ngritjen e temperaturave gjithnjë e më shumë Neps.al do ju këshillonte konsumin e peshkut të freskët si kocin, merlucin, levrekun apo barbunin. Të gjitha këto, restorant “Verona” i sjell në adresën tuaj të përgatitura me kujdes dhe me çmime ekonomike.

Pjatat e shijshme vazhdojnë edhe për të gjithë ju që adhuroni frutat e detit. Kallamari friturë, sepjet e zgarës, fritura miks apo karkalecat e zgarës kanë një shije kaq të mirë e kaq joshëse, sa do të donit që pjata të mos mbaronte kurrë.

Për t’u njohur më nga afër me pjatat e tjera që ofron ky restorant si edhe çmimet përkatëse (se e dimë që e keni me merak këtë pjesë) ju ftojmë t’i hidhni një sy menusë në SnapFood.

Fundjava është pothuajse këtu prandaj mos nguroni ta kaloni nën shoqërinë e familjarëve dhe ushqimit të mirë!

Lini një koment