Një pjatë tagliatele me pesto genovese të lutem!

Një pjatë tagliatele me pesto genovese të lutem!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Neps ju sjelll recetën e përgatitjes së një pjatë praktike, e cila fare mirë mund t’ju nxjerrë nga situata sa herë që nuk keni shumë kohë. Bëhet fjalë për tagliatelet me pesto genovese. Këtë pjatë të mrekullueshme me origjinë Italiane ju mund ta shijoni edhe tek restorant “Romagna Mia”, aty ku çdo pastë përgatitet në mënyrë artizanale, krejtësisht me dorë dhe punohen mbi dru. Në rast se e konsideroni diçka të vështirë atëherë bli një pako të gatshme ose më mirë: Porositi nga telefoni me SnapFood!

Ingredientët

  • 1 pako tagliatele
  • 100 gram stika pishe
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 tufë borzilok
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 100 djathë parmixhano
  • Kripë, piper i kuq

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë dhe kripë vendosni për të zierë tagliatelet.

2

Ndërkohë përgatisni peston. Në një blender shtoni stikat e pishës, hudhrat, borzilokun, vajin e ullirit dhe i trazoni për 30 sekonda. Shtoni kripë, piper dhe stikat e pishës.

3

Trazoni edhe njëherë dhe shtoni 1 gotë ujë nga lëngu i makaronave.

4

Tani kulloni tagliatelet dhe i shtoni sipër salcën që përgatitët.

5

I përzieni mirë dhe i shtoni djathë parmixhano. Soba të qendrojë hapur për 3 minuta.

6

Më pas e fikni dhe shërbejini tagliatelet në një pjatë të pastër. Në fund i shtoni përsëri djathë parmixhano. Ju bëftë mirë!

Lini një koment