Sugjerojmë:

Një miks i shijshëm frutash që është edhe ilaç për gurët e veshkave

Thuhet se një në dhjetë veta zhvillojnë një gur veshkash në një moment të jetës së tyre. I njohur në botën mjekësore si ‘nephrolithiasis’, ai është një material i fortë kristalor i përbërë prej materialeve që gjenden natyrshëm në urinë. Prania e tij zakonisht nuk shkakton simptoma deri në momentin që lëviz nga veshka drejt traktit urinar.

Për t’u përballur me këtë problem, duhet të pini sa më shumë ujë dhe të qëndroni larg ushqimeve që përmbajnë oksalate. Por gjithashtu mund të provoni këtë lëng të shijshëm frutash i cili, sipas studimeve, ka dhënë provat se shpërbën gurët e vegjël, duke parandaluar që ata të rriten më tej e të shkaktojnë simtpoma si dhimbje të forta, gjak në urinim, të vjella apo urinim të shpeshtë. Për të përgatitur një pije të tillë ju nevojiten:

  • Një limon
  • Një portokall
  • 1 mollë
  • 4 feta shalqi

 

Për ta përgatitur, si fillim duhet të prisni në feta mollën dhe portokallin dhe t’i hidhni në blender. Mos harroni të shtoni fetat e shalqirit dhe lëngun e një limoni të shtrydhur. Shtoni dhe disa kuba akulli dhe miksojeni përbërjen deri sa të homogjenizohet.

Përgatiteni 1-2 herë në ditë. Acidi citrik i gjendur tek molla, limoni e portokalli është efektiv në shpërbëjren e gurëve, sidomos atyre të shkaktuar nga akumulimi i tepër i kalciumit. Kurse shalqiri, i pasur me ujë dhe kalium, ndihmon gjithashtu në shpërbërjen e gurëve./neps.al

Lini një koment