Nga ushqyerja tek aktiviteti fizik. Jessica Alba rrëfen sekretet e saj të mirëqenies
Jessica Alba është tipi i mikes që çdo grua ka nevojë ta ketë në rrethin e saj. Së pari, ajo është vërtet frymëzuese. Me një numër të madh rolesh në Hollivud (i fundit është Spectrum premiera e të cilit do të jetë më 13 maj), ajo është gjithashtu themeluesja e “Honest Company”, një biznes i ngritur mbi idenë e krijimit të produkteve të sigurta për gjithë familjen. Kompania ofron që nga pelenat deri tek kremrat me retinol. Aktorja dhe sipërmarrësja, është gjithashtu e martuar prej 10 vitesh me bashkëshortin e saj Cash Warren dhe kanë 3 fëmijë (Honor 10 vjeç, Haven 7 dhe Hayes, 1 vjeç).
Po shkëpusim një pjesë të intervistës për ‘Health.com’ ku ka folur për sekretet e saj të mirëqenies dhe kujdesit ndaj vetes.
Ç’do të thotë mirëqenie për ty?
Mirëqenia ka të bëjë me kontrollin. Një ditë për shembull, ndiej nevojën të shkoj në dhomën time, të lexoj një libër për një orë dhe të vendos një maskë në fytyrë. Një ditë tjetër më duhet të zgjohem në orën 05:15 dhe bëj pak biçikletë. Kështu ndihem mirë, edhe pse e urrej të zgjohem herët. Kam provuar edhe të bëhem pjesë e TM, një lloj meditimi, por më është dukur e vështirë. Mirëqenia më tingëllon si diçka që dëshiroj ta bëj. Nëse dua të shkoj të meditoj, do të më pëlqente një meditim me guidë dhe ekzistojnë aplikacione për këtë.
Jemi të lumtur që nuk the se koncepti i mirëqenies për ty është të pish lëng selinoje!
E kam provuar lëngun e selinos, ai të zbraz zorrët në mënyrë të dhunshme gjatë gjithë ditës—dhe më pëlqejnë gjërat që kanë shije të mirë, por ai nuk ka shije të mirë.
Është e lehtë për ty të stërvitesh rregullisht dhe të hash shëndetshëm?
Të hash shëndetshëm është më e lehtë. E urrej të stërvitem me pasion. E kam të vështirë të motivoj veten, por është si një ilaç që më bën të ndihem mendërisht më mirë. Aktualisht nuk bëj aktivitet fizik sepse jam me xhirime dhe prej 5 muajsh nuk kam mundur të shkoj të stërvitem. Por përpiqem të ha vërtet pastër kur s’kam mundësi të ushtroj aktivitetet fizik. Nuk pi verë gjatë javës. Gjithashtu konsumoj dy vakte vegane ose me bazë bimore gjatë ditës.
Cili është koncepti yt për rregullin më të rëndësishëm të kujdesit ditor ndaj vetes?
Gjumi. Gjumi është diçka pa të cilin nuk bëj dot.
Me axhendën tënde të zënë, si e gjen kohën për miqësinë?
Të premteve dhe të shtunave mbrëma marr një bebisiter. Nuk e bëja këtë gjë deri pas lindjes së Haven. Por më pas, m’u desh të merrja një babysitter për fundjavat. Pavarësisht nëse dal me Cash ose me mikeshat, ndihem e lirë për të bërë diçka./neps.al
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment