Sugjerojmë:

Nga forcimi i sistemit imunitar tek eliminimi i rrudhave, 12 arsye pse hidet janë aleate të shëndetit tonë!

Xinxifet (hidet) janë një lloj fruti që e kanë origjinën nga Kina dhe Korea. Ato janë përdorur shekuj më parë për të luftuar disa sëmundje dhe për të luftuar stresin. Xinxifet kanë veti antimykotike, antibakteriale, antioksidante etj.

Në fjalorin e gjuhës shqipe ky frut quhet hide, ndërsa në gjuhën e përditshme  i referohemi me ide, në jug të vendit xinxife kurse shkodranët dhe kryesisht pjesa e veriut e quan kimça.

Ja disa nga përfitimet shëndetësore që sjell konsumimi i xinxifeve apo hideve (si i thoni në zonën tuaj): 

Luftojnë konstipacionin
Ky term i referohet bllokimit kronik të zorrës së trashë dhe vështirësisë në jashtëqitje. Hidet luftojnë këtë problem.

Lehtësojnë pagjumësinë
Konsumimi i hideve 1 orë para gjumit do t’ju ndihmojë të bëni gjumë më të qetë dhe më të rehatshëm. Në Kore përdoret çaji i hideve për të luftuar pagjumësinë. Çaji i hideve përftohet nga valimi i xinxifeve të thara.

Përmirësojnë qarkullimin e gjakut
Hidet janë të pasura me hekur dhe fosfor, të cilët janë përbërës kyç për funksionimin e duhur të qelizave të kuqe të gjakut.

Përmirësojnë shëndetin e kockave
Mineralet e tilla si kalciumi, fosfori dhe hekuri gjenden me shumicë tek hidet. Kjo i bën këto fruta të jenë një aleat të mirë për të përmirësuar shëndetin e kockave dhe për të luftuar osteoporozën, artritin etj.

Ju ndihmojnë të bini në peshë
Përveç mineraleve që përmendëm më sipër, hidet janë të pasura edhe me fibra. Nëse konsumoni hide çdo ditë do t’ju bëjnë të ndiheni më të plotë dhe të ngopur.

Forcojnë sistemin imunitar
Hidet përmbajnë antioksidantë, vitaminë C, vitaminë A dhe disa lloje acidesh të domosdoshme për një sistem të fortë imunitar.

Përfitime të tjera: 

  • Lehtësojnë simptomat e ankthit dhe stresit
  • Luftojnë kancerin
  • Përmirësojnë shëndetin e lëkurës
  • Ndihmojnë në proçesin e tretjes
  • Pastrojnë gjakun

KUJDES!!! Nëse vuani nga diabeti mos konsumoni hide në sasi të mëdha sepse ato përmbajnë një numër të madh karbohidratesh komplekse dhe mund të ndikojnë negativisht në nivelin e sheqerit në gjak.

  • Ekstraktet e ides janë përdorur edhe në produktet e kujdesit të lëkurës për të zvogëluar rrudhat, hidratimin e lëkurës së thatë dhe për të trajtuar dhimbjet e djegies nga dielli.

Burimi: Gazeta Shëndeti.com.al 

Lini një koment