Nga neps. al29 Korrik, 2021 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 3 minuta
Nga fiqtë tek bananet, ja 7 ushqimet aleate të gjumit cilësor!
Ka shumë strategji që mund të përdorësh për të bërë një gjumë më të mirë, duke përfshirë këtu edhe ngrënien e ushqimeve që ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit.
Disa nga këto ushqime janë:
Fiqtë Fiqtë përmbajnë kalium, magnez, kalcium dhe hekur. Këto minerale ndihmojnë me qarkullimin e gjakut dhe tkurrjen e muskujve, që janë elementë kyç për rënien në gjumë. Gjithashtu fiqtë përmbajnë fibra që do ju mbajnë të ngopur.
Shalqiri Gjysma e përbërjes së shalqirit është ujë, prandaj konsumimi i tij do ju hidratojë para gjumit dhe do të eliminojë urinë pas darke për shkak të volumit dhe fibrave që përmban.
Stikat Stikat kanë në përbërje proteina, vitaminë B6 dhe magnez, e të gjitha këto kontribuojnë për një gjumë më të mirë. Por nëse e teproni në ngrënien e tyre do të kenë efektin e kundërt, duke ju lënë pa gjumë.
Pjepër Meqë dehidratimi mund të ndikojë në aftësinë për të rënë dhe për të qëndruar në gjumë, ngrënia e pjeprit ashtu si dhe shalqirit ndihmon në cilësinë e gjumit. Rekomandohen gjithashtu dhe fruta si molla, portokalli dhe dardha.
Çajra bimorë Çajrat bimorë, në veçanti kamomili, janë shumë të mirë për qetësimin e nervave para gjumit. Bashkë me çajin e xhinxherit janë shumë hidratues dhe qetësues për stomakun.
Bajamet Bajamet përmbajnë triptofan dhe magnez, të cilët ndihmojnë në reduktimin natyral të funksionit të muskujve dhe nervave, duke stabilizuar rrahjet e zemrës në të njëjtën kohë.
Qershitë Mënyra më e mirë për të bërë një gjumë të mirë është duke rritur marrjen e melatoninës. Qershitë, bashkë me arrat dhe tërshërën janë një burim natyral i melatoninës. Duke u konsumuar rregullisht, këto ushqime mund t’ju ndihmojnë me rregullimin e ciklit të gjumit.
Çokollata e zezë Çokollata e zezë përmban serotoninë, që qetëson trupin dhe trurin tuaj, pa përmendur përfitimet e tjera të shëndetit.
Bananet Magnezi dhe kaliumi në banane shërbejnë si relaksues për muskujt dhe nervat. Gjithashtu vitamina B6 që gjendet në këtë frut e kthen triptofanin në serotoninë, duke rritur kështu edhe më shumë relaksimin.
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
16 Prill, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 1 minutë
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
3 Mars, 2025 Warning: Undefined variable $post in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Warning: Attempt to read property "ID" on null in /var/www/html/neps.al/wp-content/themes/neps/functions.php on line 204
Lexoje për 4 minuta
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment