Sugjerojmë:

Nëse nuk e ruani orizin e mbetur siç duhet, mund të përfundoni shumë sëmurë

Nëse orizi është pjesë e rregullt e përgatitjes së vakteve tuaja dhe shpesh ju mbetet, duhet të ndiqni disa rregulla për sigurinë ushqimore në mënyrë që të mos toksikoheni. Ringrohja e orizit mund t’ju çojë në helmim nëse nuk jeni të kujdesshëm pas gatimit, këshillon ‘U.K.’s National Health Service’.

Pra, problemi nuk ka të bëjë me ringrohjen e orizit, por me mënyrën se si e trajtoni atë. Pasi ta gatuani, nuk duhet ta lini për më shumë se një orë në temperaturën e dhomës. Orizi i pagatuar mund të përmbajë spore të Bacillus cereus, një bakter që mund të shkaktojë helmim nga ushqimi.

Ky bakter mund të mbijetojë edhe pasi orizi të jetë zier dhe sa  më shumë të lihet në temperaturën e dhomës, aq më i madh është shansi që bakteret të shumohen dhe të toksikojnë potencialisht këtë produkt. Nëse ato formohen dhe ju e hani orizin më vonë, mund të përfundoni me të vjella dhe diarre.

Për fat të mirë, është mjaft e thjeshtë të shmangni rrezikun.

Opsioni 1: Gatuani aq oriz sa ç’po planifikoni të hani dhe shërbejeni menjëherë.

Opsioni 2: Nëse po e përgatisni orizin për ta ngrënë më vonë, hidheni sa më shpejt pasi të jetë ftohur. Mos e ruani më gjatë se një orë.

Nëse e ruani në frigorifer, orizi duhet konsumuar deri të nesërmen. Në rast se ringrohni, sigurohuni ta ringrohni në avull. Përveç kësaj, nuk duhet ta ringrohni orizin më shumë se njëherë.

Lini një koment