Sugjerojmë:

Nëse doni të dobësoheni, nuk keni pse hiqni dorë nga këto dy zakone

Kur jemi duke u përpjekur që të biem në peshë, shumica prej nesh menjëherë ndërpresin së ngrëni çokollatën, djathin dhe nuk pinë verë.

Por një shkencëtar thotë se, nëse duam të dobësohemi nuk është e nevojshme të heqim dorë nga çokollata, djathi dhe vera, përkundrazi sipas tij këto mund të na ndihmojnë të humbasim disa kilogramë. Sepse ata ndihmojnë të grumbullohen më tepër “baktere të mira” në trupin tonë, të cilat na ndihmojnë të qëndrojmë elegantë.

Profesor Tim Spector nga “King’s College” në Londër, thotë se sekreti për një dietë të suksesshme është të konsumosh një gamë të gjerë të ushqimeve.

Shkencëtari shprehet se vera, djathi dhe çokollata, ishin të gjithë të mira në promovimin e baktereve të shëndetshme të zorrëve.

Lini një koment