Ushqimi është një dashuri më vete, pa të cilën e kemi të pamundur të jetojmë! Persona të ndryshëm kanë shije të ndryshme dhe sigurisht shije tradicionale që nuk mungon kurrë në tryezat e familjes.
Kështu edhe moderatorja Vesa Luma ka zbuluar se ushqimi i saj i preferuar janë ushqimet e detit, veçanërisht peshku në zgarë.
Që të shijoni peshk në zgarë si Vesa Luma, hidhini një sy recetës së mëposhtme:
Ingredientët
- Vaj ulliri ekstra i virgjër
- 2 limona
- Kripë
- Piper i zi
- 400 gr fileto peshku
- Borzilok ose rigon të freskët
- Domate të freskëta
- Kopër
- 2 lugë uthull balsmamike
Udhëzimet
1
Në fillim të përgatitjes merrni dhe përzieni bashkë vajin e ullirit, me lëngun e limonit dhe pak kripë e piper.
2
Spërkateni të gjithë peshkun me të dhe kalojeni sipër borzilokut ose rigonit.
3
Nëse doni ta piqni me lëkurë, vendoseni lëkurën nga ana e zgarës pasi ashtu ka më pak mundësi të ngjitet.
4
Për të përgatitur sallatën, prisni domatet dhe hidhni kripë dhe piper të zi.
5
Prisni koprën dhe përzijini në enën me vaj ulliri dhe lëngun e limonit, pastaj prisni peshkun dhe vendoseni në sallatë.
6
Sherbejeni me uthulla balsamike dhe erëza sipas dëshirës.
Lini një koment