Ushqimi është një dashuri më vete, pa të cilën e kemi të pamundur të jetojmë! Persona të ndryshëm kanë shije të ndryshme dhe sigurisht shije tradicionale që nuk mungon kurrë në tryezat e familjes.
Kështu edhe moderatorja Orinda Huta nuk ka shumë naze sa i përket ushqimit, madje ajo ka zbuluar se bamjet janë një nga ushqimet e saj të preferuara.
Që të shijoni bamje me mish si Orinda, hidhini një sy recetës së mëposhtme:
Ingredientët
- 500 gr mish
- 1,5 kg bamje
- 2 filxhanë kafeje vaj
- 2 kokrra qepë
- 4-5 kokrra domate
- Kripë
- Piper i zi
- Uthull 2-3 lugë gjelle
- Majdanoz
Udhëzimet
1
Bamjet pastrohen duke u prerë bishtin në formë konike, spërkaten me uthull e kripë dhe lihen për disa kohë që t’u zbutet pushi.
2
Copat e mishit skuqen bashkë me qepët e grira hollë, pastaj shtohen domatet ose salcë domatesh.
3
Pasi të jenë përzier të gjitha së bashku, u hidhet kripë, piper i zi, fletë dafine dhe zihen në zjarr të ngadaltë për disa minuta.
4
Mishi vihet të zihet në të njëjtën kohë me bamjet.
5
Bamjet shpërlahen, kullohen dhe skuqen pak në tigan me yndyrë.
6
Në një tenxhere të cekët shtrohen feta domatesh, rreth e qark bamje të reshtura me bisht anash dhe majat në mes, duke spërkatur çdo rresht me majdanoz e piper të zi.
7
Në mes të tenxheres në vendin e zbrazët, vendoset mishi, hidhet lëngu, vihet brenda një pjatë porcelani e përmbysur në mënyrë që ato të ruajnë formën gjatë zierjes dhe pastaj kapaku.
8
Gjella vihet në zjarr të ngadaltë derisa të bëhet gati. Në fund ajo vendoset në pjata, ku në mes vihet mishi, ndërsa anash bamjet e rreshtuara bukur, duke u hedhur sipër lëngun e vet dhe majdanoz të grirë hollë.
Lini një koment