Në tryezën e Majk: Si të gatuash pjatën e preferuar të reperit
Mesa duket VIP-at shqiptarë janë të gjithë të dashuruar me ushqimin tradicional dhe reperi Majk është njëri prej tyre. Ai është mjaft aktiv në rrjete sociale dhe ndër të tjera përmes postimeve të tij ai ka treguar se një nga ushqimet e tij të preferuara që nuk e lë kurrë të teprojë në pjatë janë specat me ajkë. Ky gatim i shijshëm tradicional përgatitet shumë thjeshtë dhe recetën e gjeni mëposhtë:
Në tryezën e Majk: Si të gatuash pjatën e preferuar të reperit
Ingredientët
2 kg speca
1 kg djathë i bardhë
500 gr ajkë qumështi
Qumësht
Kripë
Udhëzimet
1
Specat pastrohen me rradhë një e nga një dhe përmes një pecete kuzhine u thahet uji.
2
Më pas, përmes një thike të mprehtë u largohet bishti dhe farat.
3
Në vijim, në një tas hidhet djathi dhe thërrmohet.
4
Më pas, shtohet ajka e qumështit dhe përzihet.
5
Provohet për kripë dhe nëse ka marrë mjaftueshëm nga djathi i hidhet edhe pak.
6
E gjithë masa përzihet mirë dhe më pas nis mbushja e specave.
7
Të gjithë specat e mbushur i vendosim me radhë në kavanoza të sterilizuar.
8
Në fund, tek kavanozat shtojmë qumësht derisa specat të mbulohen tërësisht.
9
Pasi mbushen të gjitha kavanozat mbyllen fort me kapakë dhe mbahen ashtu të pa hapur përreth një javë apo 10 ditë
Një recetë shumë ushqyese për fëmijët 4-5 vjeç: pa sheqer të shtuar, të pasura me fibra, antioksidantë dhe shije që i pëlqen edhe mëngjesit më kapriçioz. Udhëzime: 1. Piqni pataten e ëmbël derisa të zbutet (në furrë për rreth...
Ke pyetur ndonjëherë pse djathi zviceran ka ato vrima kaq të njohura? Për vite me radhë, fëmijët (dhe ndonjëherë edhe të rriturit) janë argëtuar me idenë e minjve të vegjël që kafshojnë djathin duke lënë boshllëqe pas tyre. Por...
A e dini se gocat e detit, këto krijesa të vogla që shumë prej nesh i shijojnë në një pjatë të freskët me limon, fshehin një sekret vërtet të pazakontë? Përtej shijes së tyre unike dhe reputacionit si afrodisiak,...
Lini një koment