Ushqimi është një nga kënaqësitë më të mëdha që marrim në përditshmërinë tonë. Ka disa ushqime që janë më të dashura e disa më pak të dashura, por persona të ndryshëm sigurisht kanë preferenca të ndryshme.
Shpeshherë pavarësisht se sa lloje ushqimesh mund të provojmë kthehemi tek tradicionalja, ashtu si reperi i famshëm shqiptar, Ledri Vula, i cili ka treguar se një nga ushqimet e tij të preferuara janë kastravecat turshi.

Nëse edhe ju doni të përgatisni vetë kastraveca turshi, recetën e keni mëposhtë:
Ingredientët
- 1 kg kastraveca
- 2 thelpinj hudhër
- Majdanoz
- 1 lugë e mesme kripë
- 1 lugë uthull
- Limon
- Ujë të valuar
Udhëzimet
1
Për këtë recetë na duhen dy kavanoza në madhësi mesatare.
2
Kastravecat nëse janë të mëdhenj i presim në rathë, në rast se marrim kastraveca të vegjël i lëmë siç janë.
3
Pasi i kemi pastruar, për të dyja versionet e madhësisë së kastravecave veprojmë njëlloj.
4
Më pas, kastravecave u hedhim hudhër, majdanoz, kripë, uthull.
5
Pasi të jetë mbushur kavanozi, u hedhim sipër ujin e valuar, derisa të mbulohen përbërësit.
6
Më pas secilit prej kavanozave hedhim edhe disa pika limoni.
7
Më pas, kavanozat i mbyllim fort dhe i lëmë për dy ditë në një vend të errët.
8
Pas dy ditësh i fusim në frigorifer dhe janë gati për tu konsumuar.
Lini një koment