Sugjerojmë:

Mjaft e bletë të gatshme! Si të bëni vetë një pure të shijshme me patate

Mjaft e bletë të gatshme! Si të bëni vetë një pure të shijshme me patate

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Shija e puresë së patates të përgatitur vetë ndryshon kaq shumë nga ajo e të tjerave. Nuk është e vështirë, por prapë shumica prej amvisave stepen ta bëjnë. Hidhi një sy rcetës së Nepsit nëse do pak frymëzim dhe shtysë...

Ingredientët

  • 5 kokrra patate
  • 1 litër lëng pule
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • Pak majdanoz të freskët
  • 1 lugë kafe kripë
  • Pak piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere në zjarr mesatar vendosni patatet e prera në copa të vogla.

2

Shtoni ujin dhe i lini të ziejnë.

3

Kur pjesa më e madhe e ujit të ketë avulluar, shtypini patatet me ndihmën e një luge druri.

4

I përzieni vazhdimisht derisa lëngu i pulës të ketë avulluar tërësisht.

5

I shtoni kripë, piper, e përzieni edhe njëherë dhe më pas e servirni në një pjatë.

6

SIpas dëshirës i shtoni sipër gjalpin e skuqur dhe majdanozin e grirë imët. Ju bëftë mirë!

Lini një koment