Minitorta të vogla me karota dhe kos, një recetë për çdo orë dhe vakt të ditës
Të freskëta, të pranishme gjithë vitin dhe të adhuruara nga fëmijët, karotat janë perfekte për dietën pranverore dhe verore. Të pasura me shumë benefite për lëkurën dhe organizmin, këto perime gjejnë shumë përdorime në kuzhinë, të gatuara dhe të gjalla si dhe përgatitjet e ëmbëlsirave dhe pjatave të darkës. Më poshtë do të lexoni për një recetë të ëmbëlsirave të vogla me bazë karotash dhe kosi që mund ta shijoni si gjatë ditës, ashtu edhe në mbrëmje.
Përbërësit
400 gr karota
Kos
200 gr sheqer
3 vezë
100 gr bajame
100 gr arra
100 gr miell integral
1 lugë kafeje maja
Lëkura e një limoni të grirë
Përgatitja:
Përzieni në një enë sheqerin me të verdhat e vezëve derisa të merrni një shkumë, më pas shtojini një lugë kos.
Qëroni dhe prisni në feta rrumbullake karotat. Më pas bashkojini me bajamet dhe arrat dhe grimcojini në mikser. Më pas shtojini tek ena me vezët dhe kosin.
Shtoni miellin integral dhe të verdhat e vezëve të rrahura marengë e më pas majanë.
Vendoseni brumin nëpër forma muffin të lyera me gjalpë, spërkatini me sheqer kane dhe lëkurën e grirë të limonit.
Piqini në furrë në 180 gradë për 30 minuta.
Shërbejini në tryezë dhe shoqërojini me kosin e mbetur.
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Lini një koment