Mënyra e pagabueshme për të kuptuar nëse një vezë është e prishur apo jo
Vezët janë shndërruar në kryefjalën e ditëve të fundit për shkak të gripit të pulave që ka sjellë pakësim të ndjeshëm të sasisë në treg dhe rritjes së ҫmimit të tyre. Një gjë e tillë është shoqëruar dhe me frikë nga konsumatrët lidhur me cilësinë e tyre, pasi ka spekulime për tregtimin e vezëve të skaduara. Por si ta kuptojmë nëse një vezë është e prishur apo jo?
Ka një mënyrë shumë të thjeshtë për të kuptuar nëse vezët janë ende të konsumueshme apo jo. Hapeni vezën në një tas dhe kontrolloni të bardhën. Nëse e bardha e vezës ka marrë ngjyrë pak në rozë ose të ylbertë, është e qartë se ajo është prishur dhe konsumimi i saj do të sillte probleme me shëndetin. Gjithashtu, një tjetër tregues shumë i rëndësishëm është aroma e pakëndshme në momentin e thyerjes së vezës.
Një tjetër mënyrë për të kuptuar nëse vezët janë të freskëta apo jo pa i thyer ato, është që t’i vendosni në ujë. Nëse fundosen, do të thotë se janë të freksëta. Nëse pluskojnë, xhepi i ajrit që ato kanë në brendësi është zmadhuar aq shumë sa veza të mos fundoset, ҫka do të thotë se veza është e vjetër, por jo detyrimisht e prishur.
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment