Mëngjes vjeshte: Petulla me kungull

Koha e përgatitjes: 5 min Koha e gatimit: 10 min

Ingredientët

  • 400 gr miell
  • 2 kungulleshka (të grira në rende)
  • 1 karrotë (e grirë në rende)
  • 1 lugë maja
  • 300 ml qumësht
  • 2 fije qepë e njomë (të njoma, të grira)
  • 50 ml vaj
  • Kripë

Udhëzimet

1

Në një tas hedhim të gjithë përbërësit dhe i përziejmë mirë derisa të marrim një masë të plotë.

2

E lëmë brumin të qetësohet pak, ndërkohë vëmë tiganin në zjarr.

3

Shtojmë vajin dhe pasi të jetë nxehur mirë, me një lugë gjelle hedhim petullat një e nga një dhe i skuqim.

4

Ju bëfshin mirë...

Lini një koment