Sugjerojmë:

Me këtë salcë, çdo sallatë e juaja do të ketë super shije!

Me këtë salcë, çdo sallatë e juaja do të ketë super shije!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 1 filxhan kafe vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • lëkura e grirë e një limoni
  • 2 lugë gjelle kos
  • 1 lugë gjelle stika pishe
  • 30 gram djathë parmixhano
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • Piper

Udhëzimet

1

Përgatitja e salcës është e thjeshtë. Mjafton të kombinoni në një enë të gjithë përbërësit dhe t’i trazoni mirë.

2

Më pas ia shtoni sallatës që mund të jetë me rukola, sallatë jeshile apo spinaq.

3

Nëse dëshironi mund ta përgatisni salcën në sasi më të madhe, e ruani në një shishe ne frigorifer dhe e përdorni sa herë që përgatisni një sallatë në çdo vakt të ditës.

Lini një koment