Sheqeri kaf është një eksfoliant i shkëlqyer për të larguar qelizat e vdekura nga skalpi i kokës. Kush e dinte që ky element i ëmbël do të ishte çelësi për flokë më të shëndetshëm?
Vaji i ullirit ekstra i virgjër është përdorur gjithnjë si një kondicioner natyral për të trajtuar flokët e thatë. Ai gjithashtu i bën flokët tuaja të buta dhe plot shkëlqim. Është një element fantastik për këputjen e flokut apo majat e dyfishta.

Përbërësit:
- 2 lugë sheqer kaf
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
Udhëzime:
- Bashkoni sheqerin dhe vajin së bashku në një tas.
- Aplikojeni tek flokët duke filluar nga skalpi i kokës e deri tek majat.
- E lini të qendrojë për 15-20 minuta.
- E shpëlani flokun me ujë të bollshëm./neps.al
Lini një koment