Sugjerojmë:

Maskë me karotë për t’i dhënë lëkurës betakaroten, vitamina E dhe A

Maska me karota është perfekte për çdo tip lëkure. Karotat janë një antiseptik natyral dh e bëjnë lëkurën tuaj të ndihet e freskët dhe e shëndetshme. Një maskë me karotë i jep  lëkurës fytyrës jetë dhe frymëmarrje. Karotat promovojnë gjithashtu rritjen e flokëve dhe i bëjnë ata më të fortë.

Si funksionon një maskë me karotë?

Ajo përmban vitamin A që është një antioksidant. Përmban gjithashtu vitaminë K. Antioksidantët mbrojnë lëkurën duke limituar prodhimin e radikaleve të lira të cilat dëmtojnë qelizat e lëkurës. Gjithashtu reduktojnë shenjat e moshës. Vitamina A trajton edhe aknet.

Karotat përmbajnë vitaminë C e cila:

  • Redukton paraqitjen e njollave kafe dhe llojet  e tjera të dëmtimit nga rrezet e diellit.
  • Përmirëson prodhimin e kolagjenit i cili forcon dhe tonifikon lëkurën.
  • Redukton inflamacionin dhe irritimin, fenomene që shkaktojnë shumë dëmtime.
  • Zbeh kapilarët e kuq të lëkurës
  • Përmirëson efektivitetin e kremit mbrojtës të diellit dhe përmirëson mbrojtjen e lëkurës ndaj rrezeve UV.

Kaliumi i mban qelizat e lëkurës të hidratuara dhe të ushqyera.

Karota përmban një component vital të quajtur betakaroten i cili largon shtrest e qelizave të vdekura, promovon ushqyerjen e lëkurës dhe ripërtëritjen e qelizave të reja.

Vitamina E prezente tek karotat është një nutrient dhe antioksidant që ndihmon hidratimin e qelizave delikate të lëkurës, redukton pamjen e shenjave dhe njollave të errëta.

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle karotë e grirë formë pureje
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • ½ lugë gjelle lëng limoni

Priteni karotën në copa, ziejeni për 10 minuta ose grijini copat e karotës. Pastaj shtypini copat e ziera të karotës, shtoni mjaltin dhe lëngun e limonit dhe krijoni një pastë kremoze. Aplikojeni në fytyrë të pastër dhe lëreni për 20-30 minuta. Aplikojeni 2-3 herë në javë. Mjalti dhe limoni kanë veti antibakteriale dhe anti-inflamatore të cilat vrasin mikrobet dhe kurojnë inflamacionin.

Lini një koment