Sugjerojmë:

Luleshtrydhet ndihmojnë shëndetin tuaj në 9 mënyra!

Në kulmin e pranverës dhe verës së hershme, luleshtrydhet janë të ëmbla, të buta dhe të lëngshme. Përveç shijes së tyre, luleshtrydhet ofrojnë një bollëk të përfitimeve shëndetësore.

Si një burim i madh i fibrave, vitaminës C dhe antioksidantëve, luleshtrydhet mund të ndihmojnë shëndetin tuaj në këto mënyra:

Përmirëson sistemin imunitar
Vetëm një porcion  luleshtrydhesh ofron rreth 150 për qind të kërkesës së përditshme të vitaminës C të trupit. Kjo është thelbësore për të ndihmuar trupin të luftojë kundër infeksioneve dhe sëmundjeve, nga ftohti i zakonshëm deri tek gripi. Vitamina C gjithashtu vepron si një antioksidues, duke neutralizuar radikalët e lirë që dëmtojnë ADN-në e shëndetshme.

Ul presionin e lartë të gjakut
Luleshtrydhet janë një burim i shkëlqyer i kaliumit, i cili redukton presionin e gjakut. Përveç luftimit të hipertensionit dhe sëmundjes kardiovaskulare, një dietë e pasur me kalium mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të vdekshmërisë në përgjithësi.

Trajton simptomat e artritit
Radikalet e lira kontribuojnë në inflamimin dhe përkeqësimin e muskujve dhe indeve të trupit. Si rezultat, nyjet nuk funksionojnë siç duhet dhe krijohen toksina të dëmshme, duke shkaktuar sëmundje si artriti. Antioksidantët në luleshtrydhe reduktojnë inflamacionin.

Lufton dhe mbron kundër kancerit
Komponentët e veçantë që gjenden në luleshtrydhe të quajtur flavonoidë kanë fuqinë për të luftuar kancerin dhe stresin oksidativ. Këto flavonoide,  veprojnë si një linjë mbrojtëse kundër zhvillimit të kancerit dhe tumoreve.

Nxit një shikim të shëndetshëm
Prania e flavonoideve, por edhe e elementëve të tjerë në luleshtrydhe zvogëlon rrezikun e problemeve të shikimit të lidhura me moshën.

Rregullon nivelin e sheqerit ne gjak
Fibrat dietetike të siguruara nga luleshtrydhet ndihmojnë në rregullimin e glukozës. Marrja e këtj fruti në një dietë të ekuilibruar mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit ose të përmirësojë simptomat ekzistuese të diabetit.

Image result for STRAWBERRIES

Përmirësojnë humorin
Farat e luleshtrydheve përmbajnë acidin yndyror omega-3 acid alfa-linolenik, i cili është provuar të përmirësojë gjendjen shpirtërore.

Ndihmon kundër alergjisë
Meqë luleshtrydhet ofrojnë përfitime imunitare dhe anti-inflamatore, ato janë një armë e madhe kundër alergjive. Ato përmbajnë një flavonoid të veçantë anti-alergji të quajtur fisetin, i cili ndihmon qelizat imune të trupit të kontrollojnë reagimet inflamatore ndaj alergeneve.

Nxitja e Vitalitetit të lëkurës
Vitamina C në luleshtrydhe përdoret nga trupi për të prodhuar kolagjen, një proteinë thelbësore për shëndetin e lëkurës. Një furnizim i shëndetshëm i kolagjenit ndihmon lëkurën të qëndrojë e butë dhe elastike, teksa gjithashtu riparon qelizat e dëmtuara të lëkurës. Përveç kësaj, vitamina C shërben si një pastrues i lirë radikal, duke luftuar zhvillimin e kancerit të lëkurës dhe plakjen e parakohshme./neps.al 

 

Lini një koment