Locione të përgatitura vetë që mbajnë mizat dhe mushkonjat larg
Doni të mbani mizat dhe mushkonjat larg shtëpisë, por nuk ju pëlqen aroma e spray-ve për këto insekte? Doni gjithashtu të shmangni kimikatet e dëmshme që përmbajnë këto spray?
Më poshtë kemi një zgjidhje! Disa locione në formë sapuni me aromë të këndshme, por që do të mbajnë larg mizat e mushkonjat! Kështu do të shmangni edhe kimikatet e dëmshme edhe pickimet e insekteve.
Gjëra që ju duhen:
1 ¼ gotë copëza dylli blete
1 gotë gjalpë Shea
½ gote vaj kokosi
½ gote vaj për trupin
Forma silikoni
Si fillim, vendosni dyllin e bletës, gjalpin shea dhe vajin e kokosit në një tas mikrovale. Lëreni për një minutë në nxehtësi maksimale. Përziejini. Përsëriteni derisa përzierja të shkrirjë krejtësisht (rreth 4-5 minuta).
Më pas shtojini dhe vajin e trupit dhe përziejeni mirë.
Hidheni përzierjen menjëherë në forma silikoni dhe lëreni të ftohet. Vendosini në frigorifer për t’u ftohur më shpejt.
Hiqini nga format dhe më pas, përmes duarve masazhojini në trup për t’u absorbuar më mirë nga lëkura.
E ke tepruar me kripën në supë, gjellë apo salcë? Mos u shqetëso, ka zgjidhje: 1️⃣ Shto një patate – Qëroje dhe hidhe në gatim. Ajo thith një pjesë të kripës. Hiqe përpara se ta shërbesh. 2️⃣ Shto pak...
Nëse do të shtrydhësh limonin dhe s’dëshiron të humbasësh asnjë pikë: 1️⃣ Rrotulloje mbi tavolinë duke e shtypur lehtë me pëllëmbën e dorës – kjo zbut fibrat dhe e ndihmon të lëshojë më shumë lëng. 2️⃣ Vendose në mikrovalë...
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Lini një koment