Limonatë e shëndetshme dhe e freskët shtëpie. Recetë nga Blerina Bombaj
Po vjen vera dhe bashkë me të nxehtin, edhe nevoja për t’u freskuar e hidratuar, por edhe tundimi për pije freskuese që shpesh kanë efekt të kundërt për shkak të sheqernave të shtuara, ngjyruesve artificialë e konservantëve.
Dietologia dhe nutricionistja Blerina Bombaj na rrëfen sekretin e një limonite të freskët, natyrale dhe të shëndetshme të përgatitur në fermën e saj. Me shije limoni, nenexhiku, ujë të gazuar dhe një lugë sheqer, kjo limonatë është version shumë herë më i shëndetshëm i limonatave të gazuara në kanaçe të cilat përmbajnë 12 lugë sheqer, siç sqaron ajo në një koment.
“Limonata e shtëpisë : nenexhik, limon, pak sheqer dhe uje Glina”, shkruan Blerina në Instagram.
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Lini një koment