Lakror’Ane, vendi më i ri në SnapFood ku mund të shijosh një lakror të vërtetë Korçe!
Ndonjëherë dëshira më e madhe për të shkuar në Korçë përpos pafund atraksioneve turistike, është shijimi i kuzhinës së kësaj treve. Amvisat korçare gjithnjë janë shquar për mjeshtërinë e tyre në përgatitjen e pjatave tradicionale dhe madje edhe për trashëgiminë e tyre tek brezat e rinj.
Lakrori në saç është një ndër recetat më të njohura dhe një ndër më të preferuarit e të gjithëve prej nesh apo jo?
Epo tanimë në “Vasil Shanto” në Tiranë ka një vend aq fin dhe aq të bukur, që ofron me kënaqësi për të gjithë juve lakrorët e famshëm me qepë e domate, me spinaq, presh apo gjizë. Ju mund të zgjidhni mes lakrorit të madh apo të vogël, mesoreve dhe turshive të shtëpisë.
Vendi për të cilin Nepsi ju flet quhet: “Lakror ‘Ane” dhe djali që e posedon quhet Eraldo. Ai punon së bashku me mamane e tij në restorant, ndërsa babai ndihmon duke u marrë me punë të ndryshme. E gjithë familja së bashku ka dashur të sjellë një risi duke vënë në dukje traditën e lakrorit, sallatën e fshatit apo specave me salcë.
Lakrori përgatitet në çast që nga marrja e porosisë dhe pritja nuk merr më shumë se 30 minuta kohë. Çdo gjë në lokal është tipike e shtëpive të vjetra tradicionale Korçare.
Por nëse për një arsye apo tjetrën nuk ju jepet mundësia të shkoni tek “Lakror Ane”, SnapFood ju sjell në shtëpi lakrorin me shijen tuaj të preferuar.
Ah ç’na shkoi mendja për një lakror Korçe apo jo? Atëherë mos humb më shumë kohë. Shkarko SnapFood dhe bëj porosinë tënde tani!
Mbrëmjet me miq të shumtë në shtëpi janë gjithnjë një kënaqësi e madhe falë argëtimit e kujtimeve që mbeten, veçanërisht kur ka humor e biseda të këndshme. Por organizimi i saj mund të kthehet në një mundim të jashtëzakonshëm...
Për të përgatitur bazën, përzieni 50 g miell me 50 g ujë të vakët në një kavanoz ose, akoma më mirë, një enë plastike. Sigurohuni që i gjithë mielli të jetë përfshirë dhe lëreni gjysmë të pambuluar në temperaturën...
Të kanë tepruar dy feta picë nga një natë më parë dhe po gëzon sepse sapo kuptove që e ke mëngjesin gati. Ajo që duhet është vetëm t’i ngohësh shpejt e shpejt… po si? Në mikrovalë brumi bëhet si...
Lini një koment