Ky lëng quhet ACE dhe është nderi më i madh që i bëni vetes për mëngjes
Lëngu ACE quhet ndryshe pija e një shëndeti të mirë: ai përmban portokall, karota dhe limon për të siguruar gjithë vitaminat që i duhen trupit gjatë ditës.
Përgatitja e tij është e thjeshtë, mjafton të shtrydhni frutat dhe sipas dëshirës suaj, të shtoni pak ujë. Për të pasur një efekt detox nga kjo pije, është mirë të mos i shtoni sheqer po ta shijoni në mënyrë natyrale: do të keni gjithë nutrientët edhe benefitet që siguron kjo pije. Ja pra, si ta përgatisni:
Përbërësit:
3 portokalle të pjekur
3-4 karota
1 limon
Pak ujë
Përgatitja:
1.Qëroni karotat dhe pritini në copa, më pas qëroni portokajt dhe limonin (nëse doni mund të ruani pak nga lëkura e grirë e këtyre agrumeve).
2.Vendosni karotat, portokajt dhe limonin në shtrydhëse dhe nxirrni lëngun.
3.Transferojeni lëngun në një shishe ose kanë dhe nëse dëshironi, shtojini pak ujë dhe pak nga lëkura e agrumeve. Lëngu juaj është gati për t’u shijuar.
Benefitet e lëngut ACE:
Siç e thamë më lart, falë këtij lëngu do të furnizoheni plotësisht me vitamina. Karotat janë të pasura me vitamina A, B, C dhe E, përveçse përmbajnë një sasi të lartë fibrash, kripërash minerale dhe karoteni, shumë i dobishëm për lëkurën tonë.
Gjithashtu agrumet si portokajt e limoni na sigurojnë vitamina të grupit B, vitaminë C, vitaminë A, karoten dhe kripëra minerale të rëndësishme sie magnezi, kalciumi, kaliumi dhe hekuri.
Këto tre fruta kanë gjithashtu një numër të lartë antioksidantësh që na mbrojnë qelizat nga plakja dhe shumë lloje sëmundjesh.
Së fundi, përqindja e lartë e uji në këtë lëng, ndihmon nevojat tona të përditshme për hidratin dhe diurezën, duke favorizuar eliminimin e lëngjeve dhe toksinave të tepërta.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment