Kuskus me kastravec dhe karkaleca. Pjatë e shijshme, e freskët dhe e ekuilibruar!

Kuskus me kastravec dhe karkaleca. Pjatë e shijshme, e freskët dhe e ekuilibruar!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 500 gram karkaleca (të qëruar e të pastruar)
  • 2 gota me lëng pule
  • 1 ½ filxhan me kuskus
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 thelpi hudhra
  • 3 lugë gjelle lëng limoni
  • Lëkura e një limoni
  • 1 kastravec i prerë në kubik të vegjël
  • 1 tufë koper
  • Pak borzilok të freskët
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere ngrohni lëngun e pulës dhe sapo të ketë marrë valë shtoni kuskusin. E lini të ziejë për 8 minuta.

2

Pasi të jetë gatuar, transferojeni kuskusin në një tas dhe e lini të ftohet plotësisht.

3

Në një tigan me nxehtësi mesatare skuqni karkalecat me vaj ulliri. I shtoni hudhrat, kripë dhe piper. Pas 5 minutash i hiqni nga zjarri.

4

Në një enë kombinoni kuskusin, kastravecin dhe karkalecat. Shtoni lëkurën e limonit, koperin dhe borzilokun.

5

I përzieni mirë dhe futeni në frigorifer për 1 orë. Pas kësaj sallata është gati për t’u shijuar!

Lini një koment