Sugjerojmë:

Krem portokalli me shije delikate

Krem portokalli

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Edhe pak kohë i kemi portokajt në dispozicion, prandaj le të përfitojmë dhe me to të përgatisim këtë krem të lehtë, me shije portokalli, ideal pas vakteve tuaja ose për t’ua servirur mysafirëve.

Ingredientët

  • 5 lugë sheqer
  • Një lugë niseshte misri
  • 1 dl lëng portokalli
  • 1 dl verë e bardhë
  • 100 gr pana e rrahur
  • 3 të verdha veze
  • Lëkura e një portokalli
  • 1 portokall i plotë
  • Disa biskota të thata

Udhëzimet

1

Me një rrahëse vezësh ose mikser elektrik rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të merrni një përbërje shkumoze.

2

Hidhini në një tenxhere dhe shtoni aty niseshtenë, lëkurën e portokallit, verën, lëngun e portokallit dhe 1 dl ujë. Vendoseni përzierjen në zjarr shumë të ulët dhe mos ndaloni së trazuari.

3

Nga momenti që përzierja fillon të trashet lëreni edhe përreth një minutë, gjithmonë duke trazuar që të mos nxjerrë flluska.

4

Kur kremi të jetë gati, hidheni në një tas dhe lëreni të ftohet, më pas vendoseni në frigorifer. Pak para servirjes, bashkojeni me panën e rrahur (jo të ëmbël) duke e përzier me lëvizje nga poshtë-lart.

5

Ndajeni kremin në katër enë dhe dekorojini me feta portokalli e biskota të thata.

Lini një koment