Sugjerojmë:

Konservë me kunguj të pjekur. Antipastë perfekte kurdoherë!

Konservë me kunguj të pjekur. Antipastë perfekte kurdoherë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

E keni provuar ndonjëherë t'i konservoni kungujt e pjekur? Eshtë padyshim një metodë fantastike për ta shijuar këtë perime në çdo çast që ju shkon mendja....

Ingredientët

  • 1 kg kungulleshka
  • 200 ml uthull molle
  • 150 ml vaj ulliri
  • 150 gram sheqer
  • 1 gjethe borzilok
  • 3 gjethe dafine
  • 5 kokrra piper të zi

Udhëzimet

1

Si fillim sterilizoni vazot edhe kapakët. Më pas merrni kungujt, lajini, thajini me kujdes dhe hiquni kokën e bishtin.

2

Me ndihmën e një thike të mprehtë ose qërueseje perimesh, pritini për së gjati. Më pas kalojini në skarën e nxehur të sobës ose tostier duke i kthyer nga dy anët për disa minuta.

3

Në një tenxhere ose tigan të thellë shtoni uthullën dhe vajin e ullirit. Vendosini në zjarr të ulët.

4

Shtoni kokrrat e piperit, gjethet e dafinës dhe në fund sheqerin. Përziejini me një lugë druri derisa së të marrin valë, më pas fikeni menjëherë zjarrin dhe lëreni përbërjen të ftohet.

5

Mbushni kavanozat me kungujt e ftohur, duke i ngjeshur me një pirun. Shtoni dhe gjethen e borzilokut.

6

Shtoni gradualisht edhe masën që përgatitët (që duhet të jetë ftohur disi).

7

Mbyllini hermetikisht kavanozat duke i zier me kokëposhtë dhe ruajini në një vend të freskët e të thatë.

Lini një koment