Sugjerojmë:

Koha e dietës së diellit. Për një nxirje të shëndetshme që zgjat gjithë verën

Bini në paqe me veten si fillim. Ai që vendos se kush nxihet e kush jo nën rrezet e diellit, nuk është vetëm fototipi i lëkurës suaj, por edhe disa pjesë të ADN-së të lokalizuara për herë të parë nga shkencëtarët e King’s College në Londër.

Kjo nuk ju shpëton megjithatë nga braktisja e krmit mbrojtës. Pastaj ka dhe një metodë tjetër për të siguruar një ngjyrë të artë dhe uniforme: ushqyerja. Po, sepse, ekziston një dietë për diellin, e pasur me ushqime që ndihmojnë lëkurën kundra rrezeve të fusqishme UVA dhe UVB, stimulojnë nxirjen dhe luftojnë radikalet e lira, përgjegjëse për rrudhat, vijat e holla dhe njollat në lëkurë.

Nxirja, çfarë duhet ngrënë

Siaps dietologes Anna Cossovich: “Për të përgatitur lëkurën siç duhet për ekspozimin në diell, është e rëndësishme të zgjidhni ushqime të pasura në ujë, vitamina dhe antioksidantë, të cilat mund të stimulojnë prodhimin e melaninës. Çfarë është melanina? Pigmenti i errët fotombrojtës i cili ndikon në përcaktimin e ngjyrës së lëkurës dhe prodhohet nga qelizat e gjendura në shtresën bazale të epidermës.

Prandaj duhen zgjedhur ushqime të pasura me beta-karoten, pra perime dhe fruta të kuqe-të verdha-portokalli, si pjepri, pjeshkët, qershitë, shalqiri, kajsitë, kungulli. Edhe ushqimet e pasura me vitaminë C si luleshtrydhet, kivi, agrumet e perimet me gjethe jeshile të cilat ndihmojnë në mbrojtjen natyrale të lëkurës, kapilarëve dhe rregullojnë prodhimin e melaninës. Për sa i përket ushqimeve të pasura me antioksidantë, rekomandohen ushqime si vaji i ullirit, borziloku, domatet dhe soja, të pasura në vitaminë E, e cila hidraton dhe ruan elasticitetin e lëkurës. Burime të tjera të çmuara të antioksidantëve janë salmoni, avokadoja, arrat, të pasura gjithashtu me acide yndyrore omega-3.

Dielli, ushqimet që duhen shmangur

Ka dhe ushqime të cilat duhen kufizuar ose eleminuar, siç shpjegon dietologia dhe nutricionistia Annamaria Acquaviva, shkruan Elle. “Evitoni alkoolin, pijet me gaz dhe sheqernat. Janë armiq të shëndetit dhe bukurisë sonë, sidomos në verë, sepse nxisin dehidratimin. Yndyrat e ngopura të gjendura tek mishi dhe djathi me yndyrë duhen konsumuar në mënyrë të kontrolluar, ashtu si shumë ushqime të tjera të cilat vështirësojnë tretjen. Gjithashtu nuk duhet të jenë të pranishme në tavolinë ushqime me përmbajtje margarine apo prodhime brumi. Bëjeni zakon leximin e etiketës së përmbajtes.

Ushqime për hidratim

Në verë, sigurisht edhe lëkura është e etur dhe në temperaturat e larta kërkon më shumë ujë se zakonisht. Është esenciale të pini 1,5 deri në dy litra ujë në ditë gjatë këtij sezoni pasi gjatë verës humbasin shumë lëngje dhe kripëra minrale për shkak të djersitjes së tepruar dhe nuk duhet të mungojnë frutat e perimet në tryezat tuaja. Për të nxitur veten të pini sa më shumë ujë, aromatizojeni me mente, xhinxher, lëng limoni ose fruta të stinës. Rezultati do të jetë një pije detoksifikuese dhe shumë e shijshme”.

Dieta nën ombrellë

Sipas Cossovich, ‘vera është sezoni ideal për të kompozuar sallata të pasura në ngjyra, duke kombinuar drithëra integrale si elbi, hikërra, quinoa, perime, fruta të freskëta e të thata, pasi kjo stinë na favorizon. Keni shumë opsione: pjepër, karota, speca, avokado,domate. Për t’u siguruar për hidratimin dhe marrjen e vlerave ushqimore, mund të mbështeteni tek smoothies duke krijuar përzierje të personalizuara me bazë uji, qumështi dhe frutash e perime të ndryshme. Tani po, që mund të vini bast për një nxirje perfekte në verë!

Lini një koment