Këtë verë duhet të hani më shumë shalqi. Dhe ka jo një, po 7 arsye pse
Nuk ka asgjë më freskuese sesa një fetë shalqi në ditët e nxehta të verës. Përveçse për përqindjen e lartë të ujit që gjendet tek ky frut, ia vlen ta konsumoni çdo ditë, pasi përmban vlera të larta ushqyese dhe përfitimet të jashtëzakonshme për trupin.
1. Parandalon kancerin
Ky frut përmban sasi të larta të vitaminës C, beta-karoten, likopen. Këto anioksidantë të fuqishëm mbrojnë organizmin nga dëmet e radikaleve të lira. Kur radikalet e lira janë me tepri dëmtojnë ADN dhe mund të shkaktojnë kancer. Likopeni në shumë kërkime shkencore ka rezultuar efikas kundër qelizave kanceroze.
2. Përmbajtje e lartë e antioksidantëve
Një fetë shalqi ofron 21% të sasisë së vitaminës C dhe 17% të vitaminës A që i duhet trupit. Gjithashtu është në gjendje të furnizojë edhe me një përqendrim të lartë të likopenit.
3. Forcon sistemin imunitar
Përqendrimi i lartë i vitaminës C tek shalqiri i jep shtysë sistemit tonë për t’i shndërruar qelizat e “bardha” në qeliza luftarake të forta.
4. Ju siguron energji
Ky frut është ipasur me vitamina të grupit B, të cilat janë konsideruar vitaminat themelore për prodhimin e energjisë (mes të cilave vitaminën B1 dhe vitaminën B6). Shalqiri ka përqendrim të lartë të potasit dhe magnezit.
5. Përmirëson shëndetin e zemrës
Një kërkim i bërë në universitetin e Kentakit ka dëshmuar se konsumimi i shalqirit ka impakt pozitiv te arteriet. Disa minj laboratorësh janë ushqyer me lëng shalqiri dhe kanë rezultuar me akumulimin e më pak yndyrnave në arterie krahasuar me ata minj që janë ushqyer vetëm me ujë.
6. Është në gjendje të ulë presionin e gjakut
Disa prej aminoacideve të pranishme te shalqiri ndihmojnë relaksimin e enëve të gjakut, që mund ta mbajnë presionin arterial në nivele normale.
7. Në ndihmë të shëndetit të syve
Shalqiri ka një burim të madh luteine, një krotenoid i njohur për mbrojtjen e syve nga sëmundje të shumta që lidhen me moshën. Pra forcon shikimin dhe përmirëson sëmundjet e syrit që lidhen me plakjen sikurse degjenerimi makular dhe kataraktet.
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: 1️⃣ Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: 1️⃣ Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Lini një koment