Sugjerojmë:

Këshilla praktike për të ruajtur perimet të freskëta dhe për t’u ruajtur vlerat gjatë gatimit

  1. Perimet ruhen të freskëta për disa ditë, në qoftë e mbështillen me pecetë të lagur.
  2. Erëzat si kopra, majdanozi e dhjozma ruhen mirë për disa ditë, në qoftë se vihen në qese polistileni të mbyllura në vend të freskët.
  3. Sa më të mëdha të priten perimet, aq më pak humbasin vlerën ushqimore gjatë zierjes.
  4. Perimet qërohen jo shumë kohë para gatimit dhe duhet të zihen patjetër në enë me kapak të mbyllur.
  5. Vitaminat që ndodhen në perimet e freskëta janë shumë të ndjeshme gjatë përpunimit të nxehtë. Më mirë është që ato të zihen shpejtë në zjarr të fortë.
  6. Që të ruhen vitaminat te jeshillëqet e freskëta si lakra e patatja, ato duhet të zihen në ujë të vluar.
  7. Patatet e ziera me lëkurë qërohen më lehtë në qoftë se pas zierjes vendosen në ujë të ftohtë.
  8. Panxhari, në ndryshim nga perimet e tjera, nuk zihet në ujë me kripë.
  9. Limonët ruhen të freskët në qoftë se mbahen në vazo të madhe me ujë duke e ndërruar atë çdo ditë.
  10. Limonët mund të ruhen për disa  muaj, në qoftë se mblidhen me letër të hollë ose letër pergamenë apo duke  i vendosur në rërë të thatë.
  11. Që limonit t’i dalë krejt lëngu, para shtrydhjes duhet të vihet në ujë të vakët për 5 minuta.
  12. Duart e ndotura nga qërimi i patateve , karotave dhe perimeve të tjera pastrohen me limon ose limontoz.

Lini një koment