Sugjerojmë:

Kërpudha të skuqura, më të shijshmet që keni provuar ndonjëherë!

Kërpudha të skuqura, më të shijshmet që keni provuar ndonjëherë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Padyshim shumë të shijshme dhe një mënyrë e veçantë e gatimit, por edhe e shijimit të kërpudhave. Duket sikur buka e thekur dhe veza kanë aftësinë të bëjnë mrekullira në kuzhinë. Konkretisht edhe tek kjo recetë që Neps.al e sjell sot për ju....

Ingredientët

  • 500 gr kërpudha (Porçini ose Shampinjon)
  • 1 vezë
  • 150 gram galetë
  • 1 lugë gjelle qumësht
  • 1 tufë majdanoz i freskët
  • kripë dhe piper i zi
  • vaj për skuqje

Udhëzimet

1

Pastroni kërpudhat duke ju lënë vetëm një cm. kërcell dhe kujdesuni të mos kenë mbetje dheu.

2

Pritini në feta me trashësi mesatare. Në një enë rrihni vezën me qumështin dhe piperin.

3

Grini imët majdanozin dhe bashkojeni me bukën e thekur të grirë.

4

Kalojini kërpudhat një nga një fillimisht në vezën e rrahur dhe pastaj në bukën e thekur të grirë duke i lyer mirë nga të gjitha anët.

5

Nxehni vajin në një tigan dhe shtoni një nga një kërpudhat. Kur të kenë marrë ngjyrë të artë, hiqini dhe vendosini mbi një letër kuzhine për t’ju thithur vajin e tepërt.

6

Hidhuni kripë në sipërfaqe dhe servirini menjëherë. Shijojeni dhe ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj!

Lini një koment