Sugjerojmë:

Kërpudha me vezë dhe djathë kaçkavall

500 gr kërpudha
Spec djegës
4 lugë vaj
4 vezë të ziera
80 gr djathë kaçkavall
Kripë, Piper
Majonezë

1.Si fillim marrim kërpudhat dhe i pastrojmë.

2.Pasi i pastrojmë i grijmë në fletëza të holla.

3.Me pas në një tigan hedhim vajin dhe e nxehim,

4.Hedhim kërpudhat derisa të zbuten dhe të avullojnë lëngun që lëshojnë.

5.Më pas i hedhim kripë, piper dhe sipas dëshirës spec diegës.

6.Pasi zbuten mjaftueshëm i rendisim në një enë qelqi dhe sipër vendosim vezët e ziera të prera në rende.

7.Masës i shtojmë sipër majonezë, djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim për 5 minuta në furrë.

Lini një koment