Mos u stresoni duke shpenzuar kaq shumë për ilaçet e rrobave. Ju mjaftojnë 5 kokrra aspirina, të cilat pasi t’i shtypni derisa të bëhen pluhur duhet t’i shtoni në një enë me ujë të ngrohtë.
Pra ju duhen:
- 5 kokrra aspirinë
- 1 enë me ujë të ngrohtë
Udhëzime:
- Tek ena me ujë ngrohtë tresni aspirinat.
- Shtoni në të rrobat e bardha dhe i mbani aty për të paktën 2 orë.
- Pas kësaj i lani rrobat si zakonisht në lavatriçe.

Pse funksionon?
- Kjo metodë vlen së tepërmi për rrobat e bardha, që me kalimin e kohës humbasin bardhësinë e tyre.
- Truku me aspirina i rikthen atyre shkëlqimin dhe madje i zbut.
- Ju nuk do të lodheni madje as nga hekurosja, sepse aspirina nuk shkakton shumë rrudha tek to./neps.al
Lini një koment