Sugjerojmë:

Kek shtëpie me mollë dhe kanellë

500 gram miell
5 vezë
250 ml qumësht
150 gram sheqer
Tuli i tre mollëve
1 lugë gjelle sheqer
1 lugë gjelle kanellë
100 gram gjalpë
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 pako fryrës keku me vanilje

1.një tas të madh rrihni vezët me sheqerin. Gradualisht shtoni gjalpin e shkrirë dhe vajin e ullirit.

2.Shtoni miellin, fryrësin, qumështin dhe e përzieni mirë me një rrahës elektrik.

3.Ndërkohë në një enë tjetër bashkoni tulin e mollëve, kanellën, 1 lugë sheqer. E përzieni mirë dhe ia shtoni tasit të madh.

4.kaloni masën në një formë specifike keku dhe e fusni në furrë për 1 orë në temperaturë 180 gradë.

Lini një koment