1. Në një tas të madh hedhim gjalpin e tretur dhe sheqerin dhe i rrahim me rrahësen e vezëve.
2. Më pas hedhim vezët një nga një, miellin, pluhurin pjekes dhe pak aromë bajame e hidhur nëse keni. I perziejmë të gjitha këto me rrahësen elektrike.
3. Brumi nuk duhet të jetë ngjitës, por të ketë trashësinë e brumit të biskotave.
4. Ngrohni furrën në 170-180°C. Merrni një tavë rrethore ose katrore meqë ky kek shërbehet më mirë në copëza dhe lyejeni me pak gjalpë.
5. Në fillim në tavë hedhim trecerekun e brumit dhe e përhapim mirë me një spatul në të gjithë sipërfaqen. Më pas hedhim reçelin.
6. Sipër hedhim pjesën tjetër të brumit të cilin ose e bëjmë si petë dhe e vendos sipër ose e hapim me dorë duke e mbuluar kekun pjesë-pjesë ose e bëjmë si kokrriza.
7. Futeni në furrë për 25 – 30 minuta.
8. Lëreni kekun të ftohet tërësisht përpara se ta prisni në copa.
Nëse keni disa banane të pjekura në shtëpi, kjo është një nga ato receta që ia vlen ta provoni. Vetëm 5 përbërës, pak minuta përgatitje dhe pjesën tjetër e bën furra. Rezultati është një kek i butë, natyralisht i...
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
Lini një koment