2.Spërkatni një tigan katror me llak pjekje jo ngjitës.
3.Në një tas të madh, përzieni së bashku të gjithë përbërësit e thatë (miell, sheqer, kakao për pjekje dhe sodë buke).
4.Në një tas të veçantë, hidhni së bashku ujë, majonezë, ekstrakt vanilje dhe kafe.
5.Ngadalë shtoni përzierjen e lëngshme në përbërësit e thatë.
6.Përzijini derisa të bashkohet masa e brumit.
7.Hidheni në enën e përgatitur për pjekje.
8.Piqeni për rreth 30-35 minuta (derisa një kruese dhëmbësh e futur të dalë e pastër).
9.Pasi torta të ketë mbaruar, filloni të përgatitni kremin.
10.Në një tenxhere mesatare, në nxehtësi mesatare, bashkoni sheqerin kafe dhe gjalpin dhe gatuajeni deri sa të flluskojë. Sigurohuni që ta përzieni vazhdimisht që të mos digjet.
11.Fikni zjarrin dhe përzieni qumështin.
12.Pastaj gradualisht shtoni sheqer pluhur dhe përzijeni lehtë sa masa të bëhet kremoze.
13.Hidheni sipër tortës dhe lërëni kremin të ngrijë.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento