Sugjerojmë:

Kek me luleshtrydhe: receta e një mëngjesi të shijshëm, të bukur e aromatik

Kek me luleshtrydhe

Persona: 8
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Luleshtrydhet janë mbretëreshat e pranverës dhe në këtë periudhë ka me shumicë. Në këtë recetë do t’ju tregojmë se si të përgatisni një kek me luleshtrydhe, të butë, aromatik dhe me ngjyrë të bukur. Le të shohim më poshtë recetën:

Ingredientët

  • 300 gr miell
  • 120 gr sheqer
  • 120 gr vaj kikiriku
  • 120 gr lëng portokalli
  • Lëkura e grirë e një portokalli
  • Lëkura e grirë e një limoni
  • 4 vezë
  • 300 gr luleshtrydhe
  • 1 bustinë maja

Udhëzimet

1

Lani luleshtrydhet, hiquni bishtat dhe bashkojini me një lugë sheqer dhe lëngun e limonit.

2

Pritni përgjysmë në formë gjatësore 10 prej luleshtrydheve dhe lërini mënjanë. Do t’ju duhen për dekorin e kekut.

3

Grini lëkurën e portokallit dhe të limonit dhe bashkojini së bashku me miellin.

4

Rrihni vezët me sheqerin në një tas. Shtoni vajin dhe lëngun e portokallit e më tej të gjithë përbërësit e tjerë.

5

Shtoni majanë dhe përzierjen e luleshtrydheve me limon, duke i përzier me kujdes me një lugë druri.

6

Merrni një tepsi keku dhe në bazën e saj vendosni luleshtrydhet e lëna mënjanë për dekor. Sipër hidhni brumin e kekut dhe piqeni në 180 gradë Celsius për 30 minuta.

7

Lëreni të ftohet dhe kthejeni nga ana tjetër. Servireni të vakët ose të ftohtë të spërkatur me sheqer pluhur.

Lini një koment