Kek i ftohtë me çokollatë dhe fruta

Ingredientët

  • 350 gr çokollatë e zezë
  • 3 lugë qumësht
  • 150 gr biskota me gjalpë
  • 120 gr gjalpë i ftohtë nga frigoriferi
  • 120 gr sheqer pluhur
  • 1 bustinë vanilje
  • mjedra, boronica ose fruta të freskëta sipas dëshirës

Udhëzimet

1

Tretim çokollatën bashkë me qumështin në një tenxhere të vogël në nxehtësi mesatare, duke e përzier vazhdimisht me lugë druri.

2

E heqim nga zjarri dhe pas 5-6 minutash shtojmë sheqerin pluhur, vaniljen dhe gjalpin në copa të vogla, duke i përzier me shpejtësi me lugë druri.

3

Copëtojmë biskotat në thërrime dhe i shtojmë te tasi ku kemi çokollatën.

4

Në tavën me letër furre ose plastmasë kuzhine, hedhim gjysmën e kremit, fruta dhe përsëri krem.

5

E mbulojmë me plastmasë kuzhine që të mos marrë erërat e frigoriferit.

6

E lëmë të ftohet për një natë në frigorifer ose dhe 5-6 orë.

7

E nxjerrim nga frigoriferi 10 minuta para se ta shërbejmë.

Lini një koment