Kasata me kos dhe luleshtrydhe për fëmijë të lumtur
Sot do të shohim si të përgatisim kasata me kos dhe luleshtrydhe, një recetë që kënaq pa masë fëmijët, të limituar në sheqerna dhe ju jep mundësinë ta përgatisni edhe në versionin vegan me kos bimor.
Përbërësit:
500 ml kos natyral (bimor nëse doni t’i bëni vegane)
4 lugë shurup orizi
½ lugë kafeje vanilje pluhur
1 vasketë luleshtrydhe
1 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë sheqer kane
Përgatitja:
Lani dhe prisni luleshtrydhet, vendosini në një enë, shtoni sheqerin e kanës, lëngun e limonit dhe përziejini. Lërini të pushojnë në frigorifer duke i përzier herë pas here.
Përzieni kosin, shurupin e orizit dhe vaniljen e më pas shtoni edhe luleshtrydhet.
Hidheni përbërjen në format e kasatave ose në gota kafeje plastike dhe vendosini në frigorifer. Nëse përdorni gota plastike, forcojini pak në ngrirje para se të fusni bishtat e drurit.
Shtyp bananen me pirun derisa të bëhet krem. Shto tërshërën, vajin/gjalpin dhe kanellën (nëse do). Përzieji mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Me duar të lagura formo toptha ose shtypi si biskota të vogla. Vendosi në një tavë...
Peshku është shumë i rëndësishëm për dietën e vogëlushit tuaj sepse është i pasur me omega 3, një yndyrë që ndihmon në zhvillimin e trurit. Për këtë arsye është e rëndësishme të gjeni mënyrën më të mirë për t’ja...
Rizoto me kungull të verdhë është një pjatë e ëmbël dhe e pasur me vitamina A dhe C (si dhe fibra), kështu që është një ushqim që fëmijët e vegjël kanë tendencë ta shijojnë. Ngrohni furrën në 190 gradë...
Lini një koment