Sugjerojmë:

Karrota të pjekura me uthull molle dhe mjaltë

Karrota të qëruara dhe të prera për së gjati
Kripë dhe piper i zi i freskët
3 lugë gjelle vaj ulliri
3 lugë gjelle mjaltë
1 1/2 lugë gjelle uthull molle
2 1/2 lugë gjelle majdanoz të freskët
1 lugë gjelle gjethe trumzë të freskëta

1.Nxehni furrën në 200 gradë.

2.Vendosni karotat në një fletë pjekje mbi tavë dhe hidhuni vaj ulliri, kripë dhe piper.

3.Futini karrotat në pjekje në furrën e parangrohur 20 minuta, pastaj hiqeni nga furra.

4.Në një tas të vogël përzieni së bashku mjaltin dhe uthullën mollës dhe hidheni përzierjen tek karrotat.

5.Piqini edhe 10-20 minuta më gjatë dhe pastaj nxirrini nga furra.

6.Shërbejni të ngrohta dhe pak majdanoz dhe trumzë për garniturë.

Lini një koment