Karkaleca të zhytur në krem spinaqi

Karkaleca të zhytur në krem spinaqi

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 1 kg karkaleca të mëdhenj (të qëruar e pastruar)
  • 1 lugë çaji borzilok i freskët
  • Kripë, piper të zi
  • 2 lugë gjelle gjalpë ( të ndara)
  • 3 thelpi hudhër të grimcuara
  • ½ filxhan me panna
  • 1 gotë me lëng pule
  • ½ tufë spinaq
  • 1 filxhan me djathë të grirë parmigiano

Udhëzimet

1

Marinoni karkalecat me borzilok, kripë dhe piper.

2

Në një tigan skuqni 1 lugë gjelle gjalpë dhe më pas shtoni karkalecat.

3

Pas 3 minutash i hiqni karkalecat dhe i lini mënjanë.

4

Në po të njëjtin tigan skuqni gjalpin e mbetur. Shtoni hudhrat dhe lëngun e perimeve. Tani shtoni spinaqin dhe e lini të marrë një valë për 2-3 minuta.

5

Shtoni panën dhe i përzieni mirë. Prisni derisa masa të trashet disi.

6

Shtoni djathin parmigiano dhe prisni sa të shkrihet.

7

Në fund shtoni karkalecat.

8

Pas 3 minutash e hiqni tiganin nga zjarri.

9

Shijojini të ngrohta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment